Bardhi përkujton 26 Marsin, demonstrata e parë antikomuniste në Kavajë: Është koha që qytetarët e ndershëm të bëhen bashkë dhe të sjellin ndryshimin

by Nexhat

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka qenë sot në Kavajë në përkujtimin e demostratës së parë antikomuniste në Shqipëri në 26 Mars 1990. Ai shprehet se Shqipëria po kalon momente të vështira dhe të ngjashme me atë për të cilën u ngritën të parët qytetarët e Kavajës, prandaj është koha që të bëhemi bashkë dhe të risjellim ndryshimin

Ata kanë nderuar edhe figurën e dëshmorit të parë të demokracisë Josif Buda.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Më 26 mars 1990, në Kavajë u zhvillua demonstrata e parë antikomuniste në sheshet dhe rrugët e një qyteti që nuk i nënshtrohet kurrë padrejtësive. Leksionin e asaj dite e kanë dhënë sa herë Shqipëria ka patur nevojë. Liria dhe guximi i bashkëqytetarët e mi është shenjuar në histori si vlerë që do të trashëgohet brez pas brezi. Krenar për gurët e parë që ky qytet ka vendosur në monumentin e demokracisë 34 vjeçare të Shqipërisë.

Shqipëria po kalon momente të vështira dhe të ngjashme me atë për të cilën u ngritën të parët qytetarët e Kavajës. Është koha që qytetarët e ndershëm në gjithë Shqipërinë, të bëhen bashkë, të mospajtohen me padrejtësinë dhe keqqeverisjen 11 vjeçare të Edi Ramës dhe të sjellin ndryshimin njëlloj si 34 vjet më parë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy