Gjilan: bëri gara shpejtësie, policia e identifikon dhe e gjobit

by Merita

Policia në Gjilan ka njoftuar se është identifikuar shoferi që ka bërë gara shpejtësie.

“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative e hetimore ka identifikuar kundërvajtësin i cili në një video incizimi shihet se në rrugën ‘’Lufta e Gjilanit 44’’ në Gjilan ishte duke bërë gara shpejtësie me automjet me të cilin veprim ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikut rrugor dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.”

banner

Policia ka apeluar te shoferët që të respektojnë normat dhe ligjin për rregullat e treafikut.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjin për rregullat në trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në trafik të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.”

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy