Sot (e martë) u zhvilluan edhe tri ndeshjet e fundit të play-offit për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024. Gjeorgjia, Ukraina dhe Polonia janë tri ekipet e fundit që kanë ‘prerë’ biletën e kualifikimit duke plotësuar kështu numrin e 24 kombëtareve që do të marrin pjesë.
Për Gjeorgjinë ky kualifikim ishte historik, pasi ishte hera e parë në historinë e tyre që ia dolën të kualifikoheshin në Kampionatin Evropian
Ata mposhtën në ndeshjen përcaktuese kombëtaren e Greqisë pas ekzekutimit të penalltive. Për 120 minuta më shumë nga loja treguan grekët, por Mamardashvili nuk lejoi që të mposhtej.
Në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan gjeorgjianët duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Me këtë triumf ata tashmë janë pozicionuar në grupin F, aty ku bëjnë pjesë Portugalia, Republika Çeke dhe Turqia
https://twitter.com/EURO2024/status/1772712758988992766?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1772712758988992766%7Ctwgr%5E66f6a65a5707d0034c6a8c15c1cf5859939bf75d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkonfirmohen-tri-kombetaret-e-fundit-qe-marrin-pjese-ne-euro-2024%2F
Ukraina me një rikthim sensacional në pjesën e dytë arriti që të marrë fitoren ndaj Islandës e cila i kualifikoi në Euro 2024.
Golat e Viktor Tsykangov dhe Mykhailo Mudryk kompletuan përmbysjen e rezultatit në atë që ishte një ndeshje e cila u dominua tërësisht nga Ukraina.
Islanda pas golit të shënuar u mbyll e tëra në pjesëfushën e saj, dhe u mundua që ruaj epërsinë e krijuar, por që nuk i rezistuan sulmeve të pareshtura nga futbollistët ukrainas.
Me këtë fitore Ukraina është pozicionuar në grupin F, aty ku bëjnë pjesë Belgjika, Rumania dhe Sllovakia.
https://twitter.com/EURO2024/status/1772742334989345119?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1772742334989345119%7Ctwgr%5E66f6a65a5707d0034c6a8c15c1cf5859939bf75d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkonfirmohen-tri-kombetaret-e-fundit-qe-marrin-pjese-ne-euro-2024%2F
Dhe kombëtarja e fundit e cila siguroi kualifikimin në Euro 2024 është Polonia e cila në ndeshjen përcaktuese mposhti Uellsin pas ekzekutimit të penalltive.
Për 120 minuta lojë ndeshja ishte mjaft e baraspeshuar me të dyja ekipet që kishin rastet e tyre për gol, por nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Kjo bëri që të nevojiteshin penalltitë për të përcaktuar ekipin që kualifikohet në Euro, dhe nga pika e bardhë më të saktë u treguan polakët që e mbyllën me rezultat 5-4, pasi Daniel James i Uellsit humbi penalltinë vendimtare.
Polonia tani pas kualifikimit në Kampionatin Evropian është pozicionuar në grupin D, së bashku me Austrinë, Francën dhe Holandën
https://twitter.com/EURO2024/status/1772754997702213844?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1772754997702213844%7Ctwgr%5E66f6a65a5707d0034c6a8c15c1cf5859939bf75d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkonfirmohen-tri-kombetaret-e-fundit-qe-marrin-pjese-ne-euro-2024%2F