Kosovës nuk i mjafton paraqitja e mirë në pjesën e parë, mposhtet nga Hungaria

by Nexhat

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-0 ndaj Hungarisë në ‘Puskas Arena’, në atë që ishte miqësorja e dytë e muajit mars.

Pjesa e parë i takoi tërësisht Kosovës që e dominoi kundërshtarin me raste, duke mos i lejuar që të rrezikojnë seriozisht portën e Aro Muric

banner

Rasti i parë serioz për ‘Dardanët’ në 45 minutëshin e parë të kësaj sfide erdhi në minutën e nëntë me Edon Zhegrovën, i cili në një hapësirë të ngushtë dribloi mbrojtësit kundërshtar dhe bëri një goditje e cila shkoi fare pranë shtyllës së portierit kundërshtar.

Një tjetër rast shumë i mirë shënimi u krijua në minutën e 22-të, kur Blendi Idrizi dribloi brenda zonës së rrezikshme dy mbrojtës kundërshtar, por pasimin e tij nuk arriti ta shfrytëzojë siç duhet Vedat Muriqi, i cili nuk ia doli ta godasë topin siç duhet

Në pjesën e dytë ra ritmi i lojtarëve të Kosovës, dhe Hungaria ‘rrëmbeu’ iniciativën ku më pas eventualisht shënuan dy gola.

Po zhvillohej minuta e 57-të, ku pas një gabimi në mbrojtjen e ‘Dardanëve’, Hungaria e shfrytëzoi këtë në maksimum duke shënuar për 1-0 me golin e Dominik Szoboszlai.

Goditjen përfundimtare Kosovës ia dha Zsolt Nagy (86’) i cili shënoi për 2-0 duke mbyllur çështjen e fituesit.

Kosova do të rikthehet në aksion në muajin qershor, ku do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Norvegjisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy