Krasniqi kujton masakrën e Krushës së Madhe: Jemi të vendosur të kërkojmë drejtësi, s’do lejojmë që sakrificat e popullit të harrohen

by Nexhat

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar masakrën e Krushës së Madhe që ka ndodhur 25 vite më parë.

“Sot, në 25 vjetorin e fillimit të masakrës së Krushës së Madhe, me zemra të rënduara kujtojmë 243 civilët e pafajshëm shqiptarë që u vranë brutalisht nga forcat kriminale dhe gjenocidale serbe më 1999.”

Ai tha se të zhdukur janë ende edhe 64 persona.

“64 persona, gjyshër, baballarë, vëllezër, motra, burra, gra e fëmijë – vazhdojnë të figurojnë akoma të zhdukur – pa një varr për t’i kujtuar e për t’u vendosur lule. Mungesa e tyre është një rikujtim i vazhdueshëm i dhembjes dhe mizorisë që iu shkaktua popullit tonë.”

Krasniqi ka shkruar se asnjë nga autorët nuk ka dalë para drejësisë për këtë masakër.

“Me gjithë kalimin e kohës, asnjë nga autorët nuk ka dalë para drejtësisë për këtë krim makabër. Kjo padrejtësi e madhe vazhdon të injoroj thirrjet dëshpëruese të familjeve të të vrarëve dhe mbarë popullit tonë.”

I pari i PDK’së ka thënë se janë të vendosur për të kërkuar drejtësi, duke shtuar se nuk do të lejojnë që sakrificat e popullit të Kosovës të harrohen dhe të shpërfillen.

“Prandaj, sot, ne jo vetëm kujtojmë martirët tanë, por jemi më të vendosur se kurrë për të kërkuar drejtësi. Asnjëherë nuk do të lejojmë që sakrificat e popullit  tonë të harrohen dhe të shpërfillen. Sot dhe përgjithmonë, do të jemi në krahë dhe solidaritet të plotë me familjet tona që kanë humbur më të dashurit e tyre. Dhembja e juaj është dhembja e jonë. Lavdi martirëve të Krushës së Madhe!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy