Lajm i rëndë për Real Madridin – Camavinga mori një goditje të fortë dhe kërkoi zëvendësimin

by Nexhat

Ndeshja mes Francës dhe Kilit që po zhvillohet sot (e martë) ka vënë një këmbanë alarmi në zyret e Real Madridit për shkak të lëndimit të Eduardo Camavingës. Mesfushori u zëvendësua në minutën e 44-të pasi mori një goditje të ashpër në kyѯin e këmbës së tij.

Teksa na ndajnë dy javë nga ndeshja çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt, të dy ekipet kanë filluar të frikësohen nga ‘virusi FIFA’.

banner

Camavinga pësoi një goditje të madhe në kyçin e këmbës, dhe Didier Deschamps u detyrua ta zëvendësojë pasi stafi mjekësor bëri me dije se top ylli i Real Madridit nuk mund ta vazhdojë dot ndeshjen.

Testet e para mjekësore kanë konfirmuar ndrydhjen e kyçit të këmbës së majtë, ndërsa pritet të shihet se sa kohë do të mbetet jashtë fushave

Vendin e tij në formacion e zuri Matteo Guendouzi, ndërsa momentalisht Franca po udhëheq me rezultat 3-1.

Lëndimi i Camavingës mund të jetë një shqetësim i madh për Carlo Ancelottin dhe Real Madridin, duke marrë parasysh kalendarin e ngarkuar pas pauzës së kombëtareve.

Një ndeshje e vështirë e pret Real Madridin në La Liga, pasi ditën e shtunë do të jenë nikoqir të Athletic Bilbaos në “Santiago Bernabeu”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy