Plagoset një person në Prishtinë, Policia: Po ndërmerren veprimet hetimore për arrestimin e të dyshuarve

by Nexhat

Një person është plagosur sot në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora

banner

Ajo tha se janë identifikuar të dyshuarit.

“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy