Presidentja Osmani kërkon drejtësi për vrasjen e 46 anëtarëve të familjes Berisha

by Merita

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e familjes Berisha në Suharekë.

Në 25-vjetorin e masakrës së familjes Berisha në Suharekë, ku u masakruan në pragun e shtëpisë 46 anëtarë të kësaj familjeje, presidentja Osmani ka thënë se dhimbja është edhe më e rëndë, pasi ende është i pazbardhur fati i një pjese të anëtarëve të familjes Berisha.

banner

Osmani po ashtu tha se drejtësia për viktimat dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm.

 “25 vjet më parë, 46 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë. Edhe më e rëndë është dhimbja nga fati i pazbardhur i një pjese të anëtarëve të familjes Berisha. Nga kjo masakër e tmerrshme, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, shpëtuan dhe janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb”, ka thënë ajo.

Sipas Osmanit, në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të heshtim asnjëherë. “Drejtësia për viktima dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm!”, thekson Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy