81
Një këmbësore është goditur nga treni sot në Prishtinë dhe ka mbetur e lënduar rëndë fizikisht.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, deklaroi Ahmeti.