Takimi i Stabilizim Asociimit BE-Kosovë në Prishtinë, Bislimi i adreson tri kërkesa

by Nexhat

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot u mbajt Sesioni i parë i Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Kosovë, në fjalën e tij zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka kërkuar të largohen masat ndaj Kosovës, shteti ynë të marrë statusin e kandidatit për BE dhe të bëhet anëtarësimi në KiE.

Sipas njoftimit dërguar mediave, në këtë takim, Bislimi ishte pjesëmarrës bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, përfaqësuesen nga zyra e BE-së në Kosovë, AnnaCarin Platon, deputetja dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim, Mimoza Kusari-Lila, si dhe bashkëkryesuesi i këtij komisioni, njëherësh eurodeputeti, Lukas Mandl.

banner

Mes tjerash, Bislimi ka deklaruar se Kosova i përket Bashkimit Evropian dhe “po punojmë secilën ditë që kjo të bëhet realitet sa më shpejtë, jo vetëm si qëndrim politik, por edhe si qëndrim e vullnet i qytetarëve të vendit”.

Në veçanti ka kërkuar që të “largohen masat restriktive, dhe tashmë absurde, ndaj Kosovës, duhet sa më shpejt Kosova të marrë statusin e kandidatit për BE dhe na duhet anëtarësimi në Këshillin e Evropës”.

Sipas njoftimit të ZKM-së, zëvendëskryeministri Bislimi, në fjalën e tij, potencoi se “Republika e Kosovës i vlerëson lartë rezolutat dhe thirrjet e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për njohjen e Kosovës nga 5 shtetet mos njohëse, për njohjen e progresit që Kosova ka arritur në reformat e thella politike dhe ekonomike, që ndërlidhen me integrimin tonë evropian, për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, për mirëpritjen e aplikimit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për mbështetjen e aplikimit tonë në Këshillin e Evropës, për thirrjen ndaj Komisionit Evropian për largimin e masave restriktive, edhe për dënimin e sulmit agresor e terrorist në Banjskë në termat më të ashpër. Për të gjitha këto, jemi thellësisht falënderues.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy