Vitia: Bordi i Sigurimeve Shëndetësore është ndryshuar pas shkeljeve të Udhëzimit Administrativ

by Nexhat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit të performances “Efektiviteti i Programit për Trajtimin e Pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”.

Vitia ka thënë se në vitin 2022 kishin kërkuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të kryente një raport auditimi pas situatës së krijuar në ShSKUK dhe në Fondin për Sigurime Shëndetësore.

banner

“Ne kemi kërkuar auditimin në viti 2022, kërkesë që erdhi pas shkarkimeve që ndodhën në fond dhe evidentimit të një gjendje të rënduar. Nga Ministria e Financave është bërë kërkese me datën 20 tetor 2022 Zyrës Kombëtare të Auditimit për të audituar mospërputhjet në pasqyrat financiare dhe rrjedhimisht performancën e vendimeve të trajtimeve jashtë vendit. Për këtë po zhvillohen edhe hetime”, tha Vitia.

I pyetur nga kryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami se a është ndërruar bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore sepse në të kaluarën shihet se kanë bërë shkelje të Udhëzimit Administrativ, Vitia u përgjigj se bordi është ndryshuar.

“Bordi është ndryshuar komplet. Në udhëzimin e kaluar administrativ si problematik ka qenë komisioni konsiliar dhe ai mjekësor, ku shpeshherë komisioni konsiliar për arsye X një pacienti i ka dhënë leje me shku jashtë institucioneve shëndetësore publike me arsyetimin se mungon ky bari ose një aparaturë është prishur, pastaj komisioni e ka analizua dhe pastaj ka pas shumë paqartësi sepse dy komisione profesionale kundër njëra-tjetrës nuk e kanë pasur përgjegjësinë e plotë”, tha Vitia.

Ai shtoi se Udhëzimin e ri Administrativ komisionet konsiliare janë më të përgjegjshëm sepse peshën dhe barrën e çdo vendimi që e japin e kanë ata në aspektin komplet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy