Deklarohet Bedri Hamza pas nominimit për Kryeministër

by engel

Kosova është një vend i bekuar, me potenciale të mëdha zhvillimi dhe mbi të gjitha me njerëz, të rinjë e të reja, profesionistë e artistë, human e punëtorë që do i dalin zot, sot e përmot, për ta bërë vendin më të mirë, më të zhvilluar e më të denjë për të jetuar. Për ta bërë vetën krenar që kemi një pasaportë, një flamur me shumësinë e kulturave e nacionaliteteve.

Dhe sot unë jam i bekuar me propozimin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi dhe mbështetjen e plotë të strukturave të partisë për Kryeministër të vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që këto vlera e potenciale, t’i orientojë bashkë me qëllimet qeverisëse.

banner

Jam i plotësuar që rreth vetës kam njerëz profesonistë me vizion të qartë, që kanë dedikimin dhe parimet për ta zhvilluar demokracinë në vend, rendin dhe ligjin, arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe mbi të gjitha për t’i fuqizuar aleancat me njerëz e vende që besuan në të drejtën tonë, në krye me ShBA-të dhe gjithmonë e në cdo rast, duke nderuar e kujtuar sakrificën e mijëra grave dhe burrave, që dhanë cdo gjë për lirinë dhe shtetin që gëzojmë.

Jam i nderuar, të punoj, ashtu sic kam punuar për më shumë se 30 vite, duke udhëhequr detyra e përgjegjësi në sektorin privat dhe në institucione të rëndësishme të vendit. Punë këto që me modesti e them, kanë pasur rezultate konkrete, të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në atë që është domosdoshmëri primare, mirëqenien ekonomike dhe sociale.

Dhe kështu do të vazhdojë edhe në detyrën e re prej Kryeministri, duke praktikuar modelin e një udhëheqësi praktik e politik, duke promovuar politika zhvillimore në cdo sektor!
E them e do ta them gjithmonë, Kosova është vend i bekuar dhe bashkë do punojmë dhe do ia dalim që ta bëjmë vend për të cilin do të krenohemi të gjithë!

I juaji,
Bedriu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy