Maurizio Sarri e refuzon skuadrën e njohur angleze

by Nexhat

Kanë kaluar vetëm dy javë nga koha kur Maurizio Sarri vendosi të japë dorëheqjen nga Lazio dhe menjëherë në drejtim të trajnerit kanë vërshuar ofertat.

Më e fundit ka ardhur nga Premier League, nga klubi i Nottingham Forest, që i ka vënë në tavolinë një kontratë 3-vjeçare me pagë mjaft të mirë, megjithatë nuk ka mjaftuar për të bindur Sarrin.

Trajneri duket i vendosur të pushojë deri në fund të sezonit dhe të vendosë me qetësi të ardhmen e tij, teksa gjasat janë që të mbetet në Serinë A, aty ku Fiorentina është klubi që ka bërë edhe kontakte konkrete.

Sarri ka drejtuar në Premier League Chelsean, ku ia doli të triumfojë edhe në Europa League, duke lënë një emër pozitiv në kampionatin anglez

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy