Osmani: Historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se historia e Ferdonije Çerkezit, duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë.

E para e shtetit postoi fotografinë e Nënë Ferdonijes në shtëpinë e saj, për të cilën tha se ajo tash e 25 vjet, dhimbjen e ka bashkuar me pritjen, njofton Klankosova.tv.

banner

“Shtëpia e saj tashmë është muze. Pjatat në tavolinë janë bërë personifikim i pritjes për djemtë dhe bashkëshortin e Nënës Ferdonije Çerkezi, e cila prej 25 vjetësh, dhimbjen e ka bashkuar me pritjen. Në ora 11:00, 25 vjet më parë ajo pati takimin e fundit me katër djemtë dhe bashkëshortin, të cilët forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, i rrëmbyen dhunshëm. Eshtrat e dy djemve janë gjetur, teksa pritja për zbardhjen e fatit të 2 djemve dhe bashkëshortit, ende nuk ka marrë fund.Nga atherë, pritja e ka rënduar, por Nëna stoike nuk ka hequr dorë nga shpresa. Historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë, por edhe e përgjegjësisë që të mos reshtim në kërkesën për drejtësi dhe në mbrojtje të së vërtetës”, shkroi presidentja.

Fotografitë janë realizuar nga Artan Korenica dhe Arban Osmani.

May be an image of 4 people and text
May be an image of text
May be an image of text

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy