Pamje nga salla në Paris ku po shqyrtohet opinioni për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar për nisjen e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Paris, duke publikuar edhe pamje nga mbledhja.

“Jemi në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të votohet raporti i Dora Bakoyannis, i cili është në favor të Kosovës që të anëtarësohet në KiE. Pasi që të votohet në këtë Komitet do të vazhdojë votimi në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe do të jetë nga data 15-19 prill”, ka thënë gjithashtu ajo në një video të publikuar në Facebook.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy