Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri Hamza, i nominuar për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Hargreaves ka shkruar në platformën “X”, të enjten për bisdën që e ka pasur me Hamzën.
Aty është folur për politikën, ekonominë dhe marrëdhëniet me komunitetin.
“Në vizitën time të parë në Mitrovicë e fillova me kryetarin Bedri Hamza. Një diskutim vërtet i dobishëm mbi politikën, ekonominë dhe marrëdhëniet me komunitetin. E përgëzova Bedriun që u bë kandidat i partisë së tij për kryeministër”, ka thënë ai
On my first visit to Mitrovica I began with a call on Mayor Bedri Hamza. A really useful discussion on politics, economics and community relations. I congratulated Bedri on becoming his party’s candidate for Prime Minister. pic.twitter.com/VSkyOywotW
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) March 28, 2024