Ambasadori kinez te Bërnabiqi, “i pakënaqur” me suksesin e djeshëm të Kosovës në Paris

by Nexhat

Suksesi i djeshëm i Kosovës në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Europës ku u miratua raporti që rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e KiE ishte temë e një takimi të sotëm që u zhvillua në mes të kryetares së re të Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ambasadorit kinez, Li Ming, në Beograd.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Kuvendi serb, ambasadori kinez citohet të ketë thënë se është “i pakënaqur” me rekomandimin për pranimin e Kosovës në KiE, shkruan Danas, 

banner

“Li tha se Kina siguron mbështetje të palëkundur dhe respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Brnabiq dhe Li vlerësuan se “bashkëpunimi mes parlamenteve të Kinës dhe Serbisë është jashtëzakonisht i mirë dhe theksuan Memorandumin e Mirëkuptimit të Kuvendit të Serbisë dhe Kongresit Popullor Gjithë-Kinez dhe Protokollin për krijimin e një komisioni të përbashkët”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy