39
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të miratimit të komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë, të cilin e inicioi ajo.
Ajo ka shkruar se nga VV thanë “në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë”.
Në votim nuk kanë marrë pjesë shumica e deputetëve të VV’së, gjë që çoi në mungesë kuorumi.
Deputetët e opozitës votuan për dhe atyre ju bashkangjit edhe kryetari i kuvendit Glauk Konjufca.