36
Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit me këtë rast kanë rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit në trafik.
“Mbrëmë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, nga njësiti i trafikut rajonal janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura duke shkaktuar kështu rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik. Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet”, thuhet në njoftim.