Hamza: Për mua është nder dhe përgjegjësi, jemi në garë për t’i fituar zgjedhjet

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se do të dal para qytetarëve me ofertë serioze. Ai ndër tjera tha se kandidimi i tij për postin e kryeministrit është nderë dhe përgjegjësi.

‘’Për mua është nder dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi. Sigurisht do ta jap maksimumin me një pozitivistet me një program konkret, të matshëm, racional dhe një ekip të mirë do të dal para qytetarëve me ofertë serioze dhe besoj se do të jetë e vlerësuar’’, tha Hamza.

banner

Ndër tjera, Hamza shtoi se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje, duke shtuar se PDK-ja varësisht prej rezultatit të zgjedhje do ti shikojnë edhe opsionet e tjera për koalicione.

‘’PDK është e gatshme për zgjedhje ne mendojmë se duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve  dhe në mënyrë të dakorduar të shkojmë në këtë proces. Jemi të hapur për të diskutuar me të gjitha partitë (për shpërndarjen e Kuvendit). Jemi në garë për t’i  fituar zgjedhjet ne do të dalim para elektoratit që ata me na besua dhe me i fitu zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve varësisht prej rezultatit ne do ti shikojmë edhe opsionet e tjera (për koalicione)”, deklaroi Hamza. /RTV21

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy