​Haradinaj: AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kjo parti ende nuk ka vendosur se kush do jetë kandidat për kryeministër të Kosovës nëse shkohet në zgjedhje të reja.

Haradinaj i pyetur nga KosovaPress lidhur me këtë çështje, ka thënë se duhet të shkarkohet qeveria Kurti, porse sipas tij ka rëndësi procesi që çon në zgjedhje dhe jo data

Para gazetarëve, Haradinaj ka thënë se PDK-ja është duke ja plotësuar kërkesën Kurtit, duke shtuar se mund të kenë koalicion mes vete për mënyrën si të ecet përpara për zgjedhje.

“Nuk e kemi përcaktuar ende, por do ta shohim dhe do ju njoftojmë me kohë… Po duhet të shkarkohet qeveria, mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka rëndësi. Po dëgjoj (kryetarin e PDK-së), Memli Krasniqi po i propozon data Kurtit, ne së pari duhet të definojmë mënyrën si shkojmë në zgjedhje. Data pason  procesin, e cili proces na çon zgjedhje ka rendësi. Duhet të shkarkohet qeveria Kurti. Pra, para se të flasim për datë, duhet të flasim për mënyrën si shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Haradinaj

Ndërsa, i pyetur nëse do e përkrahin mocionin për shpërbërje të kuvendit nëse u kërkohet, ai ka thënë se kanë mocion për shkarkim të qeverisë Kurti, porse nëse shkohet drejt në shpërbërje të kuvendit, është agjenda e kryeministrit Kurti.

“Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë kështu është radha e punëve. Nëse shkojmë drejt në shpërbërje të kuvendit që i kërkon dy e treta, është kryesisht agjenda e Kurtit kjo. Që i bie PDK-ja po ja plotëson kërkesën Kurtit, ose kanë koalicion me Kurtin për mënyrën si të ecën përpara për zgjedhje”, tha Haradinaj.

Mes tjerash, i pari i AAK-së ka komentuar edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka thënë se mënyra se si është kërkuar Kosovës të marrë obligime shtesë është ndryshe nga praktikat e mëhershme

“Anëtarësimi në KiE ka hyrë në fazë përfundimtare, është një proces i gjatë i punës, është e drejtë dhe meritë e Kosovës të anëtarësohet. Mënyra se si i është kërkuar Kosovës të marrë obligime shtesë është ndryshe nga praktikat e mëhershme.

Për fat të keq, në këtë mënyrë të marrjes së obligimeve që kemi marrë tani, sikur ta kishim marrë në kohë, me siguri se tani do të numëronim më shumë rezultate, edhe anëtarësimin në NATO edhe kandidaturën për BE.

Ne vetëm për anëtarësim në KiE po përmbushim obligime e kushte që janë shumë e që për Kosovën është do të jetë vështirë… Ekziston mundësia pastaj për kushte e kërkesa të reja, anëtarësim në NATO dhe kandidaturën për në BE”, tha Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy