Mungesë kuorumi, dështon miratimi i komisionit hetimor për tenderët njëburimorë

by Nexhat

Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë.

Në sallë ishin të pranishëm 63 deputetë, ndërsa në votim morën pjesë 26 përfshirë edhe Konjufcën që votoi pro themelimit të këtij komisioni.

banner

Sipas propozimeve të partive, nëse do të themelohej komisioni, kryesuese do të ishte Hykmete Bajrami nga LDK, zv/kryesues Hajdar Beqa nga PDK ndërsa anëtarë do ishin Abelard Tahiri, Besian Mustafa dhe Pal Lekaj.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se ky grup parlamentar nuk do të propozojë emra, ndonëse ju takojnë pesë

Ky komision u vu në votim në seancën e mbajtur sot në Kuvend e cila u thirr nga LDK.

Para se të niste votimi, Kryekuvendari Konjufca bëri të ditur se mandati i një komisioni parlamentar hetimor është 6 muaj dhe parashihet t’i ketë 11 anëtarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy