Për herën e pestë Kuvendi dështon të votojë ligjin për shëndetin riprodhues

by engel

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të mbajtur sot (e enjte), për shkak të mungesës së deputetëve në votim. Në sallë ishin të pranishëm 61 deputet, mjaftueshëm për ta kaluar legjislacionin, por votimi u braktis nga dy deputetë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo është hera e pestë radhazi që pushteti tenton t’i votojë amendamentet e propozuara nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica. Votimi u braktis edhe nga partitë kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë. Votimi ka ngecur te amendamenti i katërt, për të cilin deputeti Visar Korenica kishte kërkuar të bëheshin ndryshime gjatë një seance më 22 shkurt. Korenica kishte kërkuar që prej legjislacionit duhet të largohen tre paragrafë të cilët parashohin se e drejta për riprodhim u takon edhe individëve, përveç çifteve të martuara (burrit dhe gruas).

banner

Si referencë për individë, ai i ka përmendur gratë e pamartuara dhe partnerët e gjinisë së njëjtë. Në tetor të vitit të kaluar, pas shumë përpjekjesh, Kuvendi kishte arritur që me 63 vota për, një kundër dhe katër abstenime ta miratonte në lexim të parë këtë Projektligj. Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës të fertilizimit të asistuar, i njohur si IVF, në klinikat publike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy