Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar ashpër ministren e Energjisë, Artane Rizvanolli pas arrestimit të tre kryeshefave të ndërmarrjeve publike. Si rastin më të rëndë ai e përmendi arrestimin e Hasan Krasniqit, kryeshef i KRU Gjakovës nën dyshimin për trafikim me njerëz,
Tahiri konsideroi se ky është një skandal dhe se për të është dashur që e tërë Qeveria të dorëhiqet.
“Qysh është e mundshme që një ministër si ministrja Rizavanolli i arrestohen tre kryeshefat ndërmarrjeve publike. Njëri prej tyre për kontrata njëburimore, Nagip Kransiqi, pastaj kryeshefi I Ibër-Lepencit, Faruk Mujku dhe pastaj e kemi edhe shefin e KRU-Gjakovës që është rasti më eklatant, rasrti më I tmerrshëm që na ekstradohet një zyrtar i shtretit të Kosovës në Itali. Dëgjoni për këtë të fundit në një shtet normal Qeveria duhet me shku në shtëpi, jo ministrja. Me tu arrestu zyrtari i shtetit që e ke zgjedh në një shtet tjerër, me t’u ekstradu në Itali, mu marre më vike edhe me fol, për këtë çështje. Marre më vike edhe me e ngrit këtë çështje. Me tu ekstradu në një vend tjetër dhe me vazhdu krejt normal një Qeveri punën, a e dini more çfarë skandali është ky”, tha ai.
Kësisojë, deputeti i PDK-së tha se në këto rrethana kjo Qeveria nuk mundet që ta vazhdojë punën normalisjht.
“A e dini qysh e hup, kredibilitetin, legjitimitetin. Qysh mundesh me ndejë domethënë e mos me t’u dridh qerpiku. Me pas komoditetin me të ardhë në seancë, me i mbrojtë politika e Qeverisë, e tu ka ekstradu zyrtari, prej një shteti në një shtet tjetër. Kjo është çmenduri bre. Besomni në një rrethanë normale Qeveria duhet me shku në shtëpi atë ditë. S’mundet bre me vazhdu normalisht, nuk mundet”, tha tutje Tahiri.
Ai përmendi edhe impaktin e arrestimit të Hasanit në sytë e ndërkombëtareve, teksa i tha kabinetit qeveritar që janë bërë horë edhe jashtë vendit.
“A e dini se çfarë skandali ndërkombëtar. Njeriu është arrestu për shkak të trafikimit me qenie njerëzore. Njeri ka qitë njerëz jashtë me pare e është zyrtar i shtetit që ju e keni bë. E keni emërua kryeshef, e sot rrini në një qetësie. Kjo është skandal, marre e madhe. Vjen na rrinë ministrja si kurrgjë hiç. Është marre me vazhdu ju kështu. Është marre për borën. A po e sheh qysh na sheh bota. Le më që jeni bërë horë brenda por edhe jashtë. Raportimet që shkojnë sot në vende të ndryshme prej Kosovës është jo skandaloze por në rrethana normale asnjë ditë ai kryeministër nuk duhet me vazhdu punën,. Asnjë ditë pas këtij skandali ndërkombëtar”, ka thënë ai.
Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar me 1 mars në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti të INTERPOL-it.