Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Istog, sot rreth orës 07:35, ёshtë informuar se nё fshatin Istog i poshtëm- Istog, ka ndodhur njё rast therje.
Policia ka dalë në vendngjarje, ku ka takuar njё person tё lënduar i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor. Më pas, nga njёsitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetёr, i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr tretman mjekёsor
Nё vendin e ngjarjёs ёshtё sekuestruar një thikë, e cila dyshohet sё ёshtё pёrdorur nё kёtё rast.
Tё dyshuarit A. Ll. (1975) dhe Sh. Ll. (1964) me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48 orё.