Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, deklaroi në Pressing në T7 se një numër i madh i kompanive vendore po bëjnë investime edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Një numër i madh i kompanive vendore realisht po e konsiderojnë dhe po bëjnë investime në Maqedoninë e Veriut për të zhvendosur një pjesë të operacioneve të tyre afariste në Maqedoninë e Veriut. Biznese të mëdha të Kosovës”, tha Zeka në Presssing,
“Shqipëria po ja del jashtëzakonisht mirë në tërheqjen e investimeve të huaja. Kompani të Kosovës kanë arritë të sigurojnë pjesëmarrje të madhe në industri me produktet e tyre. Shohim brende të mëdha të Kosovës që kanë depërtuar edhe në Shqipëri”, u shpreh ai.
Ai tha se për shkak të presionit, kompanitë mund të zhvendosen në Shqipëri.
“Nuk është larg mensh që për shkak të presionit të vazhdueshëm dhe dekurajimit ti zhvendosin operacionet e tyre edhe në Shqipëri”, tha ai tutje.
“Kosova dmth humb disa prej kamionëve afaristë”, tha Zeka nëse kompanitë largohen nga Kosova.