Azemi: Dje pushteti pengoi krijimin e Komisionit Hetimor, sot KEK-u i dha 2 kontrata me vlerë mbi gjysmë milioni

by Nexhat

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se sot KEK-u ka dhënë dy kontrata përmes tenderëve të negociuar që kapin vlerën mbi gjysmë milioni euro.  Azemi thotë se kjo gjë po ndodh një ditë pasi pushteti pengoi themelimin e Komisionit hetimor për tenderët njëburimor.

Ai thotë se dy kontratat kanë të bëjnë me sigurimin e objekteve dhe transportin e punëtorëve të KEK-ut.

banner

Azemi ka thënë se KEK-u ka nënshkruar më herët 112 kontratë një burimore që shkojnë në vlerë të 102 milionë eurove.

Në këtë reagim, zyrtari i LDK-së ka përmendur edhe intervistimin e sotëm të ambasadorit Martin Berishaj dhe ish-kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqin, që po hetohet nga shteti si i dyshuar për keqpërodrime.

Reagimi i plotë:

Dje pushteti në Kuvend e pengoi themelimin e Komisionit Hetimor për tenderët njëburimor, kurse sot KEK-u i ka dhënë edhe dy kontrata që kanë vlerën  e mbi gjysmë milioni euro përmes tenderëve të negociuar. Në ndërmarrjen ku vlojnë dyshimet për keqpërdorime e korrupsion, janë dhënë këto dy kontrata që kanë të bëjnë me sigurimin e objekteve të KEK-ut dhe transportin e punëtorëve të saj.

Tenderi i parë për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të KEK-ut për dy muaj (prill e maj 2024),  i është dhënë kompanisë private “Rojet e Nderit”. 453 mijë euro është vlera e saj. Kjo është kontrata e 14-të që kjo kompani e merr me negocim, derisa me 13 tenderët e mëhershëm kjo kompami i ka marrë 5.6 milionë euro. Tenderi  tjetër për transportin e punëtorëve të KEK-ut, po ashtu për dy muaj e i ndarë në dy pjesë, ka vlerë 147 mijë euro.

Siç ju kemi informuar, në KEK janë nënshkruar më herët 112 kontrata njëburimore, me vlerë 102 milionë euro. Tash u bënë 114 kontrata e të tilla, kurse edhe mbi gysmë milioni euro u dhanë në mënyrë të dyshimtë.

Mos të harrojmë që sot nën dyshimet për dallavere pikërisht me energjinë elektrike, u intervistua në Prokurorinë Speciale, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Po flasim për funksionarin e bashkëpartiakun e Albin Kurtit, si dhe mikun e bashkëpunëtorin e ish-kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqin, që po përballet gjithashtu me drejtësinë si i dyshuar për keqpërdorime e korrupsion në ndërmarrjen që udhëhoqi.

A po e shihni çfarë pushteti kemi? A po e shihni se krimi e korrupsioni këtu është zinxhiror?

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy