Bajrami sfidon VV-në: Na jepni votat për Komision, ne iu përkrahim nëse doni të hetoni edhe kohën kur Kusari-Lila e shiti KEK-un

by Nexhat

Nënkryetarja e LDK-së, Hikmete Bajrami, i ka reaguar zv.minsitrit Avni Zogiani, pasi ky i fundit është përfshirë në debatin për tenderët njëburimor, tenderë këta për të cilët LDK po kërkon krijim të një Komisioni në Kuvend për t’i hetuar.

Bajrami ka thënë se LVV-ja përmes Zogianit ka vendosur ta pyes për kohën e Qeverisë Hoti, megjithatë thotë se të dhënat për të cilat flet Zogiani janë të ministrisë që e ka udhëhequr Blerand Stavileci.

banner

Tutje deputetja Bajrami ka bërë thirrje për votim të Komisionit Hetimor për 2021-2023 dhe ka thënë se VV-ja mund të bëjë Komision për vitet 2015-2017, apo edhe për kohët e mëhershme, kur shefja aktuale e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e kishte shitur distribucionin e KEK-ut për 26.3 milionë.

Bajrami ka thënë se ju premton që do t’i kenë votat e LDK-së për krijimin e këtyre Komisioneve

 Reagimi i plotë:

Tregoni dikush Zogianit se sot derisa ai e ka postu tekstin që ja kanë dërgu nga qendra e LVV-së, KEK-u ka nënshkru edhe dy kontrata sekrete, njëra prej tyre është kontrata e 14-të me radhë me të njëjtën kompani, për sigurim fizik, 13 i ka pasë të negociume në vlerë prej 5.6 milionë euro, sot është nënshkru kontrata e 14 në vlerë prej 453,122.72 euro (sigurim fizik vetëm për 2 muaj), sipas njoftimit të KRPP-së, të publikur sot në ëebfaqen e tyre, shih linkun poshtë.

E derisa dje ne kishim tri orë debat parlamentar, ministrja Rizvanolli që është përgjegjëse për ndërmarrjet publike nuk e nxori asnjë fjalë nga goja edhe pse disa herë u pyet nga deputetët për 112 kontrata sekrete të KEK-ut dhe 102 milionë të shpenzuara, LVV sot paska vendosë që përmes Avni Zogianit të me pyes mua e ish Kryeministrin Hoti, jo për ministritë me të cilat ne kemi udhëhequr, por për ministrinë që ka udhëhequr Blerand Stavileci. Edhe njëherë dje ministrja Rizvanolli përgjegjëse për KEK-un ansnjë fjalë se ka thënë për 112 kontratat e KEK-ut në vlerë prej 102 milionë eurove dhe siç po e shifni kontratat sekrete po vazhdojnë

Ju bëj thirrje ta votoni komisionin hetimor parlamentar, për kontratat 2021-2023. LVV le të bëj kërkesë për komision hetimor për vitet 2015-2017, nëse dojnë edhe për me herët kthehemi prej kohës kur shefja e grupit parlamentar të LVV e pat shitë distribucionin e KEK-ut për 26.3 milionë euro dhe unë ju premtoj se Grupi Parlamentar i LDK-së do t’i votoj të gjitha komisionet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy