Deputetja e PDK-së: Martin Berishaj është dashur të shkarkohej që të ruhet imazhi i Kosovës

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Musliu-Shoshi ka thënë se ambasadori Martin Berishaj është dashur të shkarkohej që të ruhej imazhi i Kosovës.

Ajo ka thënë se një imazh i tillë kur ambasdorët intervistohen nga Prokuroria sa janë në detyre, flet për diplomaci jo të besueshme dhe të korruptuar.

banner

Deputetja e PDK-së thotë se kjo nuk i duhet Kosovës dhe se ambasadori Berishaj s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet e drejtësisë.

“Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë. Imazhi i tillë i ambasadorëve duke u intervistuar nga prokuroria speciale e duke qenë në detyrë, flet për diplomaci jo kredibile dhe të korruptuar. Kjo nuk i duhet Kosovës!

Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy