Xabi Alonso ka konfirmuar se do të qëndrojë tek Bayer Leverkuseni edhe për një sezon tjetër, vetëm disa orë para se Jurgen Klopp të fliste në një konferencë shtypi.
Natyrisht, gazetarëve nuk ka mundur që t’iu shpëtojë ky moment dhe Kloppit iu shtrua pyetja rreth kësaj çështje
“Në pjesë për të cilën mund të flas, një trajner i ri që është në një klub aty ku po bën shumë mirë. Unë isha në një situatë të ngjashme tek Dortmundi, dhe bëra pak a shumë të njëjtën dhe kurrë nuk jam penduar. Kjo është e tëra çfarë mund të them”, ka thënë Klopp fillimisht.
“Xabi po bën një punë të jashtëzakonshme atje. Leverkuseni ka një ekip të mirë, dhe me shumë mundësi do ta mbajë ekipin së bashku. Unë mendoj se kjo është një mundësi, jo çdo vit është ashtu”
“E kuptoj se ai po dëshiron ta bëjë këtë (të qëndrojë tek Leverkuseni). Për gjërat e tjera, nuk kam çfarë të them të jem i sinqertë”.
“Nuk mund ta mendoj veten në atë situatë më. A mendoni se ai po qëndron tek Leverkuseni sespe ai mendon se është shumë shpejt?”.
“Nuk mendoj se mund t’i krahasoni. Leverkuseni me të vërtetë janë të mirë. Nuk është se ai e ndërtoi këtë vitin e kaluar. Ai ka vendosur një ide në fushë dhe lojtarët po mundohen t’i qëndrojnë mbrapa asaj dhe janë të jashtëzakonshëm”, përfundoi tekniku gjerman