Më shumë se 2 muaj nga Europiani i Futbollit, UEFA bën me dije se do të shqyrtojë kërkesën e disa komisionerëve teknikë për të zgjeruar listën e ekipeve kombëtare që do të marrin pjesë në Gjermani.
Kështu, sipas kërkesës së bërë, komisionerët duan që lista prej 23 futbollistësh të shkojë në 26, duke hequr barrën nga shpina për shumë trajnerë, përfshirë dhe atë të Kombëtares Shqiptare, Sylvinho.
Kjo gjë do të sqarohet shumë shpejt, pasi federata evropiane përmes një njoftimi për shtyp bërë me dije se çështja do jetë në diskutim me 8 prill.
“Një Workshop do të mbahet më 8 prill me ekipet pjesëmarrëse të Europianit, teksa me atë rast UEFA do të dëgjojë këndvështrimin e trajnerëve për këtë çështje. Çdo ide do të konsiderohet dhe vlerësohet”, Shkruan qeveria e futbollit europian.