Endrick po vazhdon të shkëlqejë në moshën 17-vjeçare. Pasi shënoi dy gola për Brazilin në miqësoret ndaj Anglisë dhe Spanjës, ai ka shënuar përsëri, kësaj radhe për Palmeiras, gol ky që doli të kishte rëndësi mjaft të madhe.
Goli i Endrickut ndaj Novorizontinos i siguroi Palmeirasit një vend në finalen e kampionatit Paulista. Ky ishte goli i tij i tretë në harkun e pesë ditëve
Ai la gjithashtu një festim i cili do të mbahet mend gjatë. Sulmuesi i ri mori një flamur gjigant të Palmeiras dhe e mbajti në shpinën e tij, një metaforë për atë se çfarë kishte ndodhur në fushë gjatë ndeshjes.
Pas performancave të mrekullueshme me kombëtaren e Brazilit, Endrick bëri një hap para përsëri për klubin e tij dhe për këtë u shpreh mjaft i lumtur.
https://twitter.com/brfootball/status/1773675895452053866?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1773675895452053866%7Ctwgr%5E0f9dd139fc87325648e153c15a2d732528dbb7e7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Freal-madridi-ka-ne-duar-nje-diamant-endrick-ka-shenuar-tre-gola-brenda-pese-diteve%2F
“Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm, nuk është e lehtë të luash këtu, unë jam i lumtur që shënova golin, ani pse e di që është Paulistao imja e fundit, unë do të bëjë gjithçka që mundem”, ka thënë fillimisht Endrick.
“Unë do të bëjë të pamundurën që t’i ndihmojë ata, ata me të vërtetë janë miqtë e mi, ata janë familja ime, unë jam i lumtur të luaj me ata këtu”, përfundoi ai
https://twitter.com/YashRMFC/status/1773530236887404960?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1773530236887404960%7Ctwgr%5E0f9dd139fc87325648e153c15a2d732528dbb7e7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Freal-madridi-ka-ne-duar-nje-diamant-endrick-ka-shenuar-tre-gola-brenda-pese-diteve%2F