Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00 e mëngjesit, në orën 04:00 të mëngjesit.
Ora verore zgjat 7 muaj, ndërsa ajo dimërore fillon të dielën e fundit të tetorit dhe aplikohet për 5 muaj.
Ndryshimi i orës bazohet në një sistem që synon të përdorë sa më mirë dritën e ditës për të kursyer energji.
Referenca e parë e njohur për përdorimin e orës së diellit ishte nga Benjamin Franklin në një letër të botuar në një gazetë franceze.
Në këtë letër nuk përmendet ndryshimi i orës, por sugjerimi që njerëzit të zgjohen një orë më parë.
Objektivi i lëvizjes së orës është shfrytëzimi maksimal i disponueshmërisë së dritës natyrore, me pasojë uljen e faturave të energjisë në vend, duke filluar nga familjet.
Ndryshimi i orës shkakton disa shqetësime, të lidhura kryesisht me ndryshimin e ritmeve cirkadiane dhe humbjen e një ore gjumi gjatë natës ndërmjet së shtunës dhe të dielës. Megjithatë, duke qenë se sivjet ndryshimi i orës bëhet natën e Pashkëve, do të kemi edhe të hënën e Pashkëve, pra një ditë më shumë se zakonisht, për t’u mësuar me “orën kohore”. Ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla sjelljeje, të ngjashme me ato që përdoren për të përballuar shqetësimet e vogla që lidhen me ndryshimin e stinës.