Tensione në Këshillin Bashkiak të Himarës, reagon Vangjel Tavo

by Nexhat

Vangjel Tavo është ndalur në një prononcim për mediat pas sherrit e tensioneve në Këshillin Bashkiak të Himarës.

“Interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot. Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt”, ka thënë Tavo.

“Në lidhje me hipotekimin e pronave, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor.

Unë si prefekt do të zbatoj ligjin. Jam këtu për të pritur çdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji

Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit”, tha Tavo më tej.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy