30 ditë paraburgim për Driton Ajetin që mashtroi mbi 400 persona

by engel

Një muaj paraburgim është caktuar për Driton Ajetin, i dyshuar për mashtrim të 400 personave.

Driton Ajeti, pronar i Albshkollës, dyshohet t’i ketë mashtruar mbi 400 persona përmes një platforme ku i kishte detyruar “të punësuarit” që të paguanin edhe trajnime të “detyruara”.

banner

Jo vetëm kaq, Ajeti raportohet t’iu ketë marrë punëtorëve që u kishte premtuar paga mbi 800 euro edhe një pagesë “simbolike” prej dhjetë eurosh për organizimin e koktejit.

Rasti është zbuluar pas një bisede të kryer në grupin e Viber “Stafi albshkolla” kur një nga menaxheret ka kërkuar nga personat që ishin në grup t’iu nënshtrohen trajnimeve profesionale të obligueshme për secilin profil të organizuar nga vetë kompania. Aty është poashtu thënë se secili duhet paguar nga 100 euro për trajnim dhe se vetëm ata që e kalojnë do kenë kontratë pune.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy