78
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit. Sipas raportojnë mediat në Shqipëri, një mjet tip “Golf” u përplas me një tjetër tip “Fuoristradë”. Për pasojë, u lënduan pesë personat që udhëtonin në këto dy makina, mes tyre dy fëmijë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sikurse duket nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë sa mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.