E rëndë në Tiranë, vritet me thikë 18-vjeçari pas sherrit mes të rinjsh

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi është plagosur me thikë.

Konflikti ka ndodhur mes disa të rinjsh të cilët kanë qenë duke lëvizur me dy automjete.

18-vjeçari, i identifikuar si Aureljo Dervishi, ka marrë plagë thike, por nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, dhe janë përballur dhe konfliktuar më pas.

Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.

Nga dëshmitë e grumbulluara deri tani nga grupi hetimor rezulton se shkak për ngjarjen ka qene një komunikim me fjalë banale mes dy grupeve të të rinjve

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy