Të papritura kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, ku Egla, njëra nga banoret më të diskutuara dhe aktive, është skualifikuar nga loja si pasojë e sjelljes së dhunshme.
Skualifikimi vjen pas një ‘Zarf të Zi’ të dërguar nga Big Brother, që njofton vendimin për ndërprerjen e qëndrimit të saj në shtëpi për shkak të veprimeve të saj që nuk përputhen me rregullat e lojës.

Egla shprehet: “Është në rregull, ishte kënaqësi, unë u knaqa. Sigurisht nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim, nuk jam pishman për asgjë. Për gjërat që kam bërë gabim, kam kërkuar ndjesë. Do të takohemi jashtë”.
Megjithëse Egla nuk shfaqi pendesë për sjelljet e saj, ajo pranoi gabimin dhe i inkurajoi të tjerët të mos bënin të njëjtin veprim. Shokët e saj banorë u mblodhën rreth saj, duke e përshëndetur me duartrokitje në momentin e largimit të saj nga shtëpia.
Në kohën që kaloi në BBVA, Egla tregoi karakter të fortë dhe ishte një figurë e rëndësishme në debatet dhe përballjet e ndryshme brenda shtëpisë, duke lënë pas një gjurmë të thellë në dinamikat e lojës dhe në zemrat e shikuesve.