“Ne përfunduam duke vuajtur”, Xavi u dërgon mesazh të qartë Lewandowskit, Yamal, e të tjerëve

by Nexhat

Barcelona mori tre pikë të tjera të shtunën. Katalanasit mposhtën Las Palmasin 1-0 për të ulur diferencën nga Real Madrid në vetëm pesë pikë.

Megjithatë, Xavi nuk ishte i kënaqur me përfundimin e ekipit të tij. Në një mesazh të dukshëm për sulmuesit e tij që shpërdoruan shumë raste në këtë ndeshje.

“Një rezultat i vogël duke pasur parasysh atë që pamë. Kemi probleme me përfundimin e ndeshjeve këtë sezon.

“Kemi luajtur një lojë të mirë, rezultati është i shkurtër. Ne dominuam dhe krijuam raste. Mendoj se është një përmbledhje e asaj që kemi pasur këtë sezon, nuk e mbyllëm lojën më herët dhe përfunduam duke vuajtur”, tha Xavi.

Ai tha se është i lumtur me fitoren, por që duhet të shënojnë më shumë gola.

“Shumë fat i keq. Ne kontrolluam ndeshjen dhe patëm disa raste. Nuk e vendosëm ndeshjen herët dhe pas kësaj filluam të vuajmë. Mendoj se kjo është një përmbledhje e sezonit”.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur me fitoren, por duhet të shënojmë më shumë gola”, deklaroi trajneri katalunas

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy