Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.
Në 25-vjetorin e këtyre dy masakrave, Osmani ka thënë se do të punohet çdo ditë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi.
Ajo ka shtuar se refuzon që me kalimin e kohës të zbehet historia e të rënëve.
“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastasellë të Rahovecit, vranë dhe masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil. Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë”, tha ajo