Rezultatet pas javës së 27-të në Superligën e Kosovës – Llapi merr kreun në renditjen tabelare, Ballkani dhe Drita e ndjekin pas

by Nexhat

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 27-të në Superligën e Kosovës, ku sollën ndryshime në renditje.

Llapi tashmë është lider i ri pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Lirisë.

banner

Ballkani gaboi ndaj Prishtinës, duke barazuar në Lipjan pa gola 0-0, ndërsa as Drita nuk shkoi më shumë se një barazim me Malishevës (1-1).

Feronikeli ’74 ka arritur të shënojë fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1-0, ndërsa përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit u mbyll baras 1-1.

Llapi tani është lider me 54 pikë, kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund. Ballkani është i dyti me 53 pikë, ndërsa e treta është Drita me 51 pikë.

Malisheva mbetet e katërta me 48 pikë dhe në garë për pozitat e epërme. Në vendin e pestë është Prishtina me 39 pikë, ndërsa Dukagjini është i gjashti me 36 pikë

Feronikeli 74 del nga pozita e play-offit duke u ngjitur në vendin e shtatë me 29 pikë. Gjilani është në vendin e tetë me 27 pikë, pozitë e vështirë në luftën për mbijetesë.

Fushë Kosova është e nënta me 20 pikë, ndërsa Liria e fundit me 10 pikë.

Në javën e 28-të do të përballen,Gjilani – Fushë Kosova, Malisheva – Dukagjini, Llapi – Drita, Feronikeli 74 – Prishtina dhe Ballkani – Liria.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy