Tahiri kërkon anulimin e vendimit për barnatoret: Të moshuarit detyrohen të shkojnë nga Dardania në Rrugën B

by Nexhat

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka dalë sërish kundër vendimit që barnatoret të dielën në Prishtinë të kufizohen.

Sipas Besnik Tahirit ky vendim duhet të revokohet – pasi po shkakton iu shkakton probleme qytetarëve

banner

Ai ka thënë se qytetarët, e sidomos të moshuarit kanë probleme të shkojnë për barna nga një lagje në një tjetër.

Po ashtu, ai ka thënë se barnatoret e vogla nuk janë mirë të furnizuara, rrjedhimisht qytetarët po kanë mungesa.

“Vendimi për barnatore të revokohet! Kjo është hera e dytë që e adresoj të njëjtin problem, i cili është bërë barrë e madhe e qytetarëve të Prishtinës, në veçanti pensionistëve, të moshuarve dhe pacientëve”.

“Çfarë logjike ka një vendim i tillë, i cili detyron një të moshuar të lëviz prej Dardanisë deri te rruga B, për t’u pajisur me medikamente. Shtoja këtu edhe faktin se shumica e barnatoreve të vogla nuk janë të furnizuara sa duhet dhe radhët e gjata të cilat duhet të pritet.  Ky vendim është skandaloz dhe duhet të revokohet”, ka thënë Tahiri në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy