Vdes një burrë në Banjë të Istogut, rasti po hetohet

by Nexhat

Një person ka vdekur në Banjë të Istogut dhe rasti po hetohet.

Policia ka njoftuar se viktima derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe më pas ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës

banner

Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me ambulantë është dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES – Banjë, Istog 30.03.2024-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy