Vesa Luma pas përjashtimit të Eglës nga Big Brother: Bravo produksioni, dhuna në asnjë moment nuk duhet të promovohet në televizionet tona

by Nexhat

Egla Ceno u përjashtua ditën e sotme (e diel) nga Big Brother VIP Albania 3.

Aktorja e njohur u largua për shkak të ofendimeve që ka bërë në vazhdimësi e veçanërisht pas rastit të fundit me Meriton Mjekiqin

banner

Me këtë rast, ‘Vëllai i Madh’ mori një vendim, ku edhe do të përfshihen prezantuesi nga Kosova e partnerja e tij, Ilnisa Agolli.

Pas kësaj, një reagim nuk ka munguar nga Vesa Luma, e cila thotë se nuk duhet të promovohet dhuna nëpër televizione.

Reagimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Paskan nxjerr më në fund jashtë Eglën nga BB. Bravo produksioni.

Dhuna në asnjë moment nuk duhet të promovohet në televizionet tona.

Tjetër është loja me nerva (që në këtë rast është thelbi i BB), e tjetër është dhuna verbale që sistematikisht kjo grua ka bërë me banorët

Se pse njeriu duhet të futet në programin më të shikueshëm e të degjeneroj figurën e vet, se kuptoj!!!?”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy