Vuçiq: Kurti do ta përdorë Këshillin e Evropës për padi kundër Serbisë

by Nexhat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sipas tij po e kërcënon Serbinë për shkak të Këshillit të Evropës, sepse do të ngris padi kundër Beogradit përmes institucioneve të kësaj organizate ndërkombëtare.

Duke komentuar paralajmërimin e Kurtit se Kosova do ta akuzojë Serbinë për krime lufte, Vuçiq tha se “Kurti ishte duke pritur që një shtet tjetër të bëjë padi, sepse Kosova nuk mund ta bëjë këtë, pasi nuk është një vend i njohur ndërkombëtarisht, kështu që dikush duhet ta bëjë në vend të tyre, e që është e vështirë”.

banner

“Ai po kërcënon, pikërisht për shkak të Këshillit të Evropës, për shkak të asaj që ia kanë mundësuar Dora Bakoyannit dhe shteteve perëndimore dhe do të përdorë institucionet e asaj organizate për të ngritur padi kundër Serbisë përmes tyre. Është pjesë e Planit masiv për presion dhe sulm ndaj popullit serb”, ka theksuar ai, raporton Kosovo Online

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy