“Ai e ka mësuar qartë se duhet ta mbajë gojën mbyllur”, Ancelotti flet për ankesat e Bellinghamit

by Nexhat

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i ka thënë gazetarëve në konferencën për shtyp se Jude Bellingham po mëson të qëndrojë i qetë kur bie fjala tek nervozizmi në fushë gjatë ndeshjes.

20-vjeçari ishte përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Valencias pak kohë më parë për shkak të ankesave të tij drejt gjyqtarit, duke bërë kështu që ai të humbasë dy takimet ndaj Osasunës dhe Celta Vigos.

banner

Gjatë fitores që Real Madridi e arriti mbrëmë (e shtunë) ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-0, anglezi u pa sërish tejet i nervozuar pasi u faullua nga lojtari kundërshtar.

Duke u ngritur sërish në këmbë, ai e bëri të qartë se çfarë mendoi në atë moment duke bërë një gjest me kokën e tij, ndonëse pak kush mund ta ketë kuptuar

Pas ndeshjes, Ancelotti u pyet për këtë çështje, ku edhe tregoi simpatinë që ka për Bellinghamin.

“Nuk e di se çfarë ndodhi ndaj Valencias, por Bellingham e ka mësuar shumë qartë se çfarë duhet të bëjë, dhe kjo është të mbajë gojën mbyllur me gjyqtarët”, ka thënë Ancelotti.

Bellingham gjithashtu u suspendua gjatë këtij sezoni për shkak të akumulimit të pesë kartonëve të verdhë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy