Barcelona do që t’i nënshtrohet një rinovimi të madh të ekipit pas përfundimit të sezonit aktual, ku pritet të ketë disa largime por edhe prurje të reja.
Një lojtar i cili tashmë është konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit është spanjolli Marcos Alonso
Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano i cili përmes rrjeteve të tij sociale njoftoi se 33-vjeçari do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë në fund të sezonit.
“Kam kuptuar se Marcos Alonso do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë në fund të sezonit aktual. Respekt i madh mes klubit dhe lojtarit, por ai po largohet në qershor, vendimi është marrë”, ka shkruar Fabrizio.

“Sergio Roberto mund të largohet gjithashtu si lojtar i lirë por vendimi final do të varet edhe nga e ardhmja e Xavit”, shtoi Romano
Alonso ishte bërë pjesë e Barcelonës në shtator të vitit 2022 si lojtar i lirë, pas një aventure në Angli me Chelsean.
Këtë sezon ai është përballur me lëndime të shumta kur për pasojë ka arritur që të luajë vetëm në shtatë ndeshje
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1774815371066843285?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1774815371066843285%7Ctwgr%5Ecd030690e7d1510c553d146639a46bf247ae90a5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffabrizio-romano-konfirmon-largimin-e-pare-nga-barcelona-ne-fund-te-sezonit%2F