Haradinaj në Lybeniq: Barbaria e shtetit fashist serb nuk kurseu askënd që i doli para

by Nexhat

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shkruar sot në Lybeniq për të përkujtuar masakrën që kishte ndodhur atje në vitin 1999.

Ai tha se sa herë që shkon në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbet me familjarët që ende presin që të dashurit e tyre ta kenë një varr për t’iu vendosur lule

banner

“Sa herë vijmë në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbetet këtu, me familjarët që ende presin që të dashurit e tyre të kenë një varr për t’iu vendosur lule.”

Haradinaj ka thënë se Lybeniqi u sulmua edhe më 25 maj të vitit 1998, por java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme. Ai shtoi se armiku ekzekutoi mbi 100 shqiptarë në Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep.

“Lybeniqi u masakrua edhe më 25 maj 1998, e java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat e zonën përreth, që u bënë cak të represionit të tmerrshëm e të paparë. Armiku ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur, nga fshatrat Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep.”

Ai ka pyetur se “a vritet njeriu, vetëm se e ëndërron lirinë e Atdheut të tij?”

“Këtë e bëri pa mëshirë barbaria e shtetit fashist serb, që nuk kurseu askënd që i doli para, gra, fëmijë e pleq. Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre i’u bënë mburojë kësaj toke. Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy