KQZ cakton afatin, fton LVV-në e PDK-në të kërkojnë akreditim për ta vëzhguar votimin për largimin e kryetarëve të veriut

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka njoftuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike të Kosovës për afatin për t’i dorëzuar kërkesat e tyre për akreditim për vëzhgimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave veriore, që do të mbahet më 21 prill.

Në proces kanë të drejtë të kërkojnë akreditim edhe OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare e organizatat ndërkombëtare të specializuara për zgjedhje.

banner

Përmes një komunikate për medie, KQZ bëri të ditur se afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve fillon më 1 prill 2024 dhe përfundon më 15 prill 2024.

Në komunikatë bëhet e ditur edhe se vetëm vëzhguesve të akredituar do t’u lejohet qasja në hapësirat ku organizohet votimi “Për apo kundër, largimit të kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.

“Formularët për akreditim të vëzhguesve mund t’i merrni në ueb-faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org, apo në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike. Për informata shtesë, mund të kontaktoni në tel. 038 200 81 010”, thuhet në komunikatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy