Kryesindikalisti i Trepçës: Jemi në gjendje të rëndë financiare, tash e 1 muaj s’ka aktivitete pune

by Nexhat

Menaxhmenti i ri i ndërmarrjes “Trepçës” ka marr detyrën gjatë muajit janar të këtij viti.

Që nga marrja e detyrës, ky menaxhment ende s’ka realizuar takim me sindikatën e kësaj ndërmarrjeje.

banner

Këta të fundit janë në pritje të ftesës për takim për t’i diskutuar kërkesat dhe problemet që kanë.

Kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi lidhur me këtë çështje dhe gjendjen aktuale atje është prononcuar për Front Online.

Jonuzi deklaroi se nëse nuk mbahet takimi javën që vjen, kjo dëshmon që nuk ka bashkëpunim.

“I kemi bërë kërkesë për takim menaxhmentit dhe jemi duke prit për që të na ftojnë se ende nuk jemi takuar. Jemi në pritje, nëse nuk e marrim ftesën nga ta kjo dëshmon që nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë ose me zhvillu Trepçën. Nëse nuk na ftojnë as javën e ardhshme kjo gjendje nuk ka arsyetim më”, ka deklaruar Jonuzi.

Ai thotë se nëse nuk ka bashkëpunim mes sindikatës dhe menaxhmentit do bëhen dëme të mëdha.

Jonuzi për hapat në vazhdim do t’i njoftoj minatorët për veprime të mëtejshme.

“Do t’i njoftojë minatorët për qasjen ndaj sindikatës dhe mos bashkëpunimin nëse nuk ftohemi, sindikata bazohet në kërkesat e minatorëve dhe merr vendimin e shumicës nëse vazhdohet në forma të tilla atëherë dëm i madh i bëhet organizatës”, ka thënë Jonuzi

Jonuzi ka bërë të ditur se që një muaj në Trepçë mungojnë aktivitetet e punës.

Kjo pasi, kanë mungesë të furnizimeve

Ai është shprehur se gjendja në këtë ndërmarrje është e rëndë dhe shumë shqetësuese.

 “Në ndërmarrjen Trepça është një gjendje shumë e vështirë, që një muaj nuk ka aktivitete pune në minierë për shkak të mungesës së furnizimit me mjete shpërthyese nuk ka ekstraktim të shkëmbinjve xeherorë, mungesë të derivateve e shumë gjësendeve dhe furnizimeve të tjera. Ne jemi fokusuar vetëm në riparim të remonteve, për ne është shqetësuese kjo gjendje që po ndodh në Trepçë. Jemi në gjendje të rëndë financiare”, bëri të ditur Jonuzi.

Minatorët grevën e fundit e patën më 24 tetor të vitit të kaluar.

Kjo erdhi për shkak të se minatorët i morën pagat mujore në dy pjesë të ndara.

Ndryshe, pagat e minatorëve në Trepçë sillen nga 700 deri në 900 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale.

Minatorët nuk kanë sigurime shëndetësore, as jetësore dhe vazhdimisht kanë kërkuar t’i kenë të njëjtat

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy